Një oficer i lartë i inteligjencës së Irakut vritet në Bagdad
Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e një atentati terrorist kundër shefit të zyrës për mbikëqyrje në shërbimet inteligjente të Irakut në kryeqytetin e këtij vendi.
Mediat irakiane duke cituar burime të informuar, kanë njoftuar për vrasjen e një oficeri të lartë të shërbimeve inteligjente të Irakut gjatë një atentati terrorist të kryer në Bagdad.
Agjencia e lajmeve NINA ka shkruar se sot më 7 qershor, disa persona të armatosur dhe të panjohur, kanë sulmuar me armë një oficer të lartë të shërbimeve inteligjente në zonën Al-Beledijat të Bagdadit dhe ai është vrarë si pasojë e këtij sulmi.
Disa burime të tjera informative kanë zbuluar identitetin e personit të vrarë gjatë këtij atentati dhe kanë shkruar se ai është oficer Nabras Abu Ali, shefi i zyrës për mbikëqyrje në shërbimet e inteligjencës së Irakut në Bagdad.
Akoma nuk janë publikuar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.