Një oficer i lartë i inteligjencës së Irakut vritet në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109456-një_oficer_i_lartë_i_inteligjencës_së_irakut_vritet_në_bagdad
Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e një atentati terrorist kundër shefit të zyrës për mbikëqyrje në shërbimet inteligjente të Irakut në kryeqytetin e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2021 07:55 Europe/Tirane
  • Një oficer i lartë i inteligjencës së Irakut vritet në Bagdad

Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e një atentati terrorist kundër shefit të zyrës për mbikëqyrje në shërbimet inteligjente të Irakut në kryeqytetin e këtij vendi.

Mediat irakiane duke cituar burime të informuar, kanë njoftuar për vrasjen e një oficeri të lartë të shërbimeve inteligjente të Irakut gjatë një atentati terrorist të kryer në Bagdad.

Agjencia e lajmeve NINA ka shkruar se sot më 7 qershor, disa persona të armatosur dhe të panjohur, kanë sulmuar me armë një oficer të lartë të shërbimeve inteligjente në zonën Al-Beledijat të Bagdadit dhe ai është vrarë si pasojë e këtij sulmi.

Disa burime të tjera informative kanë zbuluar identitetin e personit të vrarë gjatë këtij atentati dhe kanë shkruar se ai është oficer Nabras Abu Ali, shefi i zyrës për mbikëqyrje në shërbimet e inteligjencës së Irakut në Bagdad.

Akoma nuk janë publikuar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.