Koalicioni Saudit pretendon për ndaljen e sulmeve ndaj Jemenit
Koalicioni agresor saudit të enjten kërkoi dhënien fund të sulmeve ndaj Jemenit.
Reuters gjithashtu pretendoi se koalicioni saudit agresor kishte ndaluar sulmet dhe bombardimin e qyteteve të Jemenit. Vendimi vjen ndërsa koalicioni saudit synon të përgatisë terrenin politik për zgjidhjen e krizës në Jemen, njoftoi Reuters. Ndërkohë, të enjten në mbrëmje burimet e medias raportuan se një shpërthim i fortë u dëgjua në kryeqytetin e Jemenit Sanaa. Burimet ushtarake të Jemenit gjithashtu raportuan se brenda natës luftëtarët e koalicionit Saudit shkelën armëpushimin 104 herë në provincën perëndimore Al-Hudaidah të Jemenit. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur pushtimin ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj këtij vendi ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 17,000, plagosur me dhjetëra mijëra dhe zhvendosur me miliona jemenas.