Netanyahu: Së shpejti do ta rrëzoj qeverinë e re
Benjamin Netanyahu e quajti kabinetin e ri izraelit "mashtrues dhe të rrezikshëm" dhe përsëri pretendoi se ai do ta rrëzonte atë së shpejti.
Si kryetar i partisë Likud dhe udhëheqës i opozitës, Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim të veçantë të hënën me partitë Shas, Yehudut Hutrah dhe partitë fetare sioniste, duke thënë se ajo që bashkoi koalicionin e opozitës ishte e neveritshme dhe kabineti i rrezikshëm dhe mashtrues i Bennett dhe Lapid do të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Netanyahu vlerësoi partinë e tij, duke pretenduar se ne jemi të bashkuar për të lënë mënjanë qeverinë e majtë. Benjamin Netanyahu, ditën e djeshme u largua nga posti i kryeministrit të Izraelit pas 12 vitesh, duke u zëvendësuar nga qeveria e re e formuar nga një koalicion i përbërë nga tetë parti të opozitës. Ai tashmë do të jetë lider i opozitës dhe në vend të tij është Naftali Bennett. Ndërkohë në seancën e votimit të qeverisë së re, Benjamin Netanyahu u ul përsëri, tek ish- vendi i tij. Por siç raportojnë mediat e huaja, më pas atij i është kërkuar që të ngrihet.