Xhihadi Islamik: Do t'i kundërpërgjigjemi veprimeve provokuese të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109862-xhihadi_islamik_do_t'i_kundërpërgjigjemi_veprimeve_provokuese_të_regjimit_sionist
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestins ka paralajmëruar regjimin sionist në lidhje me organizimin e marshit të flamurit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2021 14:22 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Do t'i kundërpërgjigjemi veprimeve provokuese të regjimit sionist

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestins ka paralajmëruar regjimin sionist në lidhje me organizimin e marshit të flamurit.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës sot (të martën) me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Me të gjithë forcën do të kundërpërgjigjemi ndaj veprimeve provokuese të kolonëve sionist në Kodsin e shenjtë dhe do të qëndrojmë si një shkëmb i fuqishëm përball çdo kujt që mundohet ta përdhosë Xhaminë Al Aksa. Ky vend është vendi i Palestinës, Kodsi është Kodsi ynë dhe Xhamia Al-Aksa është xhamia e myslimanëve, ndërsa pushtuesit sionist nuk do të kenë vend aty".

Muhamed Hamade, një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, ka deklaruar: "Disa faktorë ndërmjetësues kanë kërkuar nga rezistenca palestineze që të mos krijojë tensione për organizimin e marshit sionist të flamurit, mirëpo pavarësisht kërkesave të ndërmjetësuesve, krijimi i tensioneve është në duar të pushtuesve. Ata të cilët dëshirojnë të ndërmjetësojnë, duhet t'u thonë pushtuesve sionistë që t'i ndalin këto veprime dhe sjellje në Kodsin e pushtuar dhe në Xhaminë Al-Aksa. Rezistenca është duke e analizuar situatën dhe po shqyrton çështjet në përputhje me zhvillimet".

Burimet palestineze kanë bërë të ditur se policia e regjimit sionist kanë krijuar postblloqe ushtarake dhe kanë shtuar kontrollimin dhe bastisjen në qytetin Kods dhe kanë dislokuar mbi 2000 forca ushtarake-policore në të gjithë qytetin e pushtuar të Kodsit.