Balona zjarri shpërthejnë pranë një qyteti sionist rreth Rripit të Gazës
Në përgjigje të marshimit të flamurit sionist në zonën e okupuar të Kodsit, palestinezët në Gaza dërguan balona zjarri dhe i vunë zjarrin vendbanimeve sioniste përreth.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, të rinjtë palestinezë në Rripin e Gazës të Martën dërguan balona me flakë në përgjigje të veprimit sionist në mbajtjen e një marshimi provokues të flamurit në Kodsin e okupuar, i cili shkaktoi disa zjarre në vendbanimet sioniste rreth Gazës. Sipas raporteve të mediave sioniste, që nga e marta në mëngjes të paktën 26 zjarre janë raportuar në vendbanimet sioniste rreth Gazës. Kolonët sionistë të martën në mbrëmje me mbështetjen e ushtrisë sioniste, duke mbajtur marshimin e flamurit dhe duke kryer një program provokues të valëvitjes së flamurit hynë në zonën Bab al-Amoud të Kodsit. Palestinezët u mblodhën rreth zonës Bab al-Amoud, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur parulla kundër pushtuesve, si dhe duke dënuar marshimin e tyre. Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se të paktën 27 Palestinezë u plagosën në përleshjet midis forcave sioniste dhe palestinezëve të zemëruar në pjesën e vjetër të Kodsit.