Netanyahu shkatërroi dokumentet në zyrën e kryeministrit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110038-netanyahu_shkatërroi_dokumentet_në_zyrën_e_kryeministrit
Media sioniste raportoi se "Benjamin Netanyahu" para se të dilte nga zyra e Kryeministrit shkatërroi një seri dokumentesh që nuk ishin të qarta se çfarë ishin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2021 15:37 Europe/Tirane
  • Netanyahu shkatërroi dokumentet në zyrën e kryeministrit

Media sioniste raportoi se "Benjamin Netanyahu" para se të dilte nga zyra e Kryeministrit shkatërroi një seri dokumentesh që nuk ishin të qarta se çfarë ishin.

Sipas Arab 48, gazeta sioniste Haaretz raportoi të Premten se ish Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të Dielën e kaluar para se kryeministri i ri, Naftali Bennett, të hynte në zyrën e kryeministrit përdori një copëtues letre dhe ka shkatërruar disa dokumente.  Disa punonjës të Zyrës së Kryeministrit raportuan se Netanyahu kishte urdhëruar shkatërrimin e dokumenteve që ndodheshin në dollapët ku askush tjetër përveç Kryeministrit dhe ndihmësve të tij nuk u lejohej qasja në to.  Sipas raportit, dokumentet e mbajtura në këto dollapë zakonisht përfshijnë oraret e stafit të lartë të Zyrës së Kryeministrit dhe orarin e tyre të përhershëm të punës dhe dokumente të tjera dhe nuk është ende e qartë se cilat dokumente janë shkatërruar saktësisht dhe sa ka qenë numri i tyre.  Në përputhje me ligjin izraelit, disa nga dokumentet e ruajtura në dollapë janë transferuar në arkivat e Kryeministrit të ri në mënyrë që Naftali Bennett dhe kabineti i tij t'i përdorin ato sipas nevojës; Por grisja e dokumenteve është plotësisht e paligjshme dhe të gjitha dokumentet, qofshin ato personale apo jopersonale, duhet të ruhen në arkivat e Zyrës së Kryeministrit. Kabineti i ri izraelit mori një votim besimi nga Knesset (parlamenti izraelit) të Dielën në mbrëmje pas shumë diskutimesh dhe u vendos që Naftali Bennett të merrte postin e kryeministrit.