Ushtria jemenase rrëzoi një dron spiun amerikan
Ushtria jemenase tha se ka rrëzuar një dron spiun të prodhuar nga SHBA që i përkiste koalicionit ushtarak të udhëhequr nga sauditët mbi qiellin e provincës veriore Ma’rib.
Zëdhënësi i ushtrisë dhe i komiteteve popullore të Jemenit, Yahya Saree tha të Dielën në Twitter se "Mbrojtja Ajrore rrëzoi një avion spiun të prodhuar nga SHBA me një raketë tokë-ajër ndërsa ai kryente aktivitete armiqësore në qiellin e zonës al-Mushajah të provincës Ma'rib." Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit më tej tha se operacioni i rrëzimit të dronëve spiunë sauditë dhe mbetjet e tyre do të transmetohet më vonë në televizion. Droni i zbulimit, emri i plotë i të cilit është Boeing Insitu ScanEagle, është një dron i vogël, me fluturim të gjatë dhe me lartësi të ulët, i ndërtuar nga Insitu, një degë e kompanisë amerikane Boeing. Saree theksoi se ushtria jemenase dhe Komitetet Popullore nuk do të "kursejnë asnjë përpjekje në kryerjen e përgjegjësive të tyre në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Jemenit dhe përballjen me të gjitha armiqësitë".