Sa’d Hariri shkon në Emirate të Bashkuara Arabe
Burimet informative kanë njoftuar se kryeministri i emëruar i Libanit ka shkuar për një vizitë në Emirate të Bashkuara Arabe.
Kanali informativ “Al-Jadid” i Libanit ditën e hënë duke cituar disa burime, ka bërë të ditur se Sa’d Al-Hariri, kryeministri i emëruar i Libanit, në kohën kur atmosfera dhe rrethanat e këtij vendi janë përgatitur për formimin e kabinetin e ri qeveritar, dje në mbrëmje ka shkuar në Abu Dhabi.
Vizita e Al-Hariri në Abu Dhabi zhvillohet në kohën kur ai ditën e shtunë ka deklaruar se nëse dorëheqja e tij nga detyra për formimin e kabinetit të ri qeveritar do të mund të ndihmojë në shpëtimin e Libanit, atëherë do të marrë këtë vendim.
Edhe pse pas kundërshtimit të qartë të partisë “Hareketul-Amel” dhe Lëvizjes Hezbullah me dorëheqjen e Al-Hariri, burimet informative të Libanit kanë bërë të ditur për marrjen e hapave pozitive në kuadër të formimit të kabinetit qeveritar të ri.