Përpjekja e Netanyahut për të përmbysur qeverinë e re Sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110176-përpjekja_e_netanyahut_për_të_përmbysur_qeverinë_e_re_sioniste
Udhëheqësi i partisë Likud, njëkohësisht udhëheqësi i opozitës sioniste Benjamin Netanyahu, i cili pas 12 vjetësh ka humbur pushtetin në territoret e okupuara, të hënën në mbrëmje pasi u takua me udhëheqësit e partive të krahut të djathtë tha se ai do të bënte çdo përpjekje për të përmbysur qeverinë e koalicionit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2021 03:47 Europe/Tirane
  • Përpjekja e Netanyahut për të përmbysur qeverinë e re Sioniste

Udhëheqësi i partisë Likud, njëkohësisht udhëheqësi i opozitës sioniste Benjamin Netanyahu, i cili pas 12 vjetësh ka humbur pushtetin në territoret e okupuara, të hënën në mbrëmje pasi u takua me udhëheqësit e partive të krahut të djathtë tha se ai do të bënte çdo përpjekje për të përmbysur qeverinë e koalicionit.

Kreu i partisë Likud, i cili është ende nën mikroskop pasi humbi pushtetin për shkak të rasteve të shumta të korrupsionit dhe ka të ngjarë të dalë në gjyq, përsëri ka sulmuar qeverinë e koalicionit të kryesuar nga Naftali Bennett dhe Yair Lapid. Ai tha se kjo qeveri nuk e meriton të jetë në krye të punëve qoftë edhe për disa ditë. Ai shtoi: Së bashku me të gjitha rrymat e opozitës, unë do të bëj çmos për të përmbysur qeverinë e re sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fillim të qershorit, Yair Lapid ishte në gjendje të formonte një kabinet të ri dhe të fitonte mbështetjen maksimale për formimin e një qeverie të re të koalicionit dhe kështu bëri të mundur rrëzimin e Netanyahu. Në atë kohë zyra e presidentit izraelit Raven Rivlin njoftoi se Bennett dhe Lapid do të merrnin detyrën e kryeministrit të qeverisë së re. Sipas raporteve të medias, Bennett arriti një marrëveshje me Lapid, për të qenë kryeministër deri në shtator 2023, pas së cilës Lapid do të mbajë postin deri në nëntor 2025. Parlamnenti sionist Knesset më në fund më 13 qershor zgjodhi Bennett si kryeministër me pëlqimin e 60 anëtarëve të parlamentit për t'i dhënë fund kështu qeverisjes 12-vjeçare të Netanyahut. Bennett u bë kryeministri i regjimit sionist, duke fituar 60 vota në Knesset me 119 anëtarë dhe Netanyahu mori 59 vota. Kështu Bennett u bë kryeministri i 13-të me vetëm një votë shtesë. Ai u bë kreu i kabinetit të 36-të të këtij regjimi, një regjim që është i paligjshëm për 73 vjet. Sidoqoftë, Benjamin Netanyahu, i cili humbi pushtetin pas 12 vjetësh, me parullën "Unë do të kthehem së shpejti" po përpiqet të krijojë një mentalitet mes izraelitëve se ai është ende i fuqishëm dhe se ai është "shpëtimtari dhe mbreti i Izraelit". Karriera politike e Beniamin Netanyahut si kryeministër më në fund ka marrë fund dhe marifet dhe përpjekjet e tij të pareshtura për të qëndruar në pushtet kanë qenë të kota dhe tani nga premtimet dhe fjalët e tij është e qartë se ai do të kushtojë gjithë energjinë e tij për të përmbysur qeverinë e pasardhësit të tij. Tani që mandati i tij si kryeministër ka mbaruar, jeta e tij politike varet tërësisht nga gjykimi i tij dhe nga vendimi i mundshëm i gjykatës për çështjet e korrupsionit me të cilat Netanjahu akuzohet.