Fëmijët jemenas demonstrojnë kundër krimeve saudite dhe heshtjes së OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110214-fëmijët_jemenas_demonstrojnë_kundër_krimeve_saudite_dhe_heshtjes_së_okb
Fëmijët jemenas në një tubim në Sanaa mbanin fotografi dhe pankarta, duke dënuar indiferencën e OKB për krimet e kryera nga Arabia Saudite në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2021 16:29 Europe/Tirane
  • Fëmijët jemenas demonstrojnë kundër krimeve saudite dhe heshtjes së OKB

Fëmijët jemenas në një tubim në Sanaa mbanin fotografi dhe pankarta, duke dënuar indiferencën e OKB për krimet e kryera nga Arabia Saudite në Jemen.

Fëmijët jemenas protestuan të martën në kryeqytetin jemenas, Sanaa, duke dënuar heshtjen e OKB për krimet e regjimit saudit. Organizata e Kombeve të bashkuara e ka hequr Arabinë Saudite nga lista e vendeve që kryejnë krime kundër fëmijëve, megjithëse ky vend ka vrarë mijëra fëmijë gjatë gjashtë viteve të agresionit kundër Jemenit dhe krimet e sauditëve janë dokumentuar. Kombet e Bashkuara kanë mbajtur një heshtje të turpshme ndaj vendeve agresore, të cilat kanë adoptuar një politikë urie, rrethimi dhe vrasjeje të fëmijëve jemenas. Përveç vdekjeve të mijëra fëmijëve jemenas në sulmet nga agresorët sauditë, Ministria e Shëndetësisë e Jemenit ka njoftuar se 300 fëmijë jemenas vdesin çdo ditë si rezultat i rrethimit dhe kequshqyerjes. Qëllimi i fëmijëve nga Jemeni në mbajtjen e demonstratave dhe protestave kundër veprimit të OKB është të ekspozojnë qëndrimet e saj mashtruese dhe të njëanshme ndaj vendeve agresore. Ky qëndrim i OKB është rezultat i dorëzimit ndaj parave të Arabisë Saudite dhe politikave të SHBA për të shtypur kombet që kundërshtojnë hegjemoninë dhe okupimin.