Përhapet përsëri virusi Korona në regjimin sionist
Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist e ka bërë të detyruar përsëri mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura në territoret e pushtuara palestineze për shkak të përhapjes së virusit Korona.
Faqja informative Arab 48 ka shkruar se ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka deklaruar se duke marrë parasysh shtimin e përhapjes së pandemisë së virusit Covid-19 që nga mesdita e të premtes (sot), e ka bërë të detyruar mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist gjithashtu ka theksuar: “Edhe në ambientet e hapura në rast të tubimit të shumë njerëzve, personat duhet ta mbajnë maskën dhe ata që akoma nuk kanë marrë vaksinën nuk duhet të marrin pjesë në tubime”.
Këto masa nga autoritetet sioniste merren në kohën kur ditën e kaluar janë regjistruar 227 raste të reja të infektuar me virusin Korona në territoret e pushtuara palestineze.