Hanije: Kthimi i të shpërngulurve palestinezë është e drejtë e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110602-hanije_kthimi_i_të_shpërngulurve_palestinezë_është_e_drejtë_e_tyre
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar se kthimi i 7 milionë të shpërngulurve palestinezë është e drejtë e tyre dhe ne nuk heqim dorë nga kjo e drejtë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 30, 2021 14:11 Europe/Tirane
  • Hanije: Kthimi i të shpërngulurve palestinezë është e drejtë e tyre

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar se kthimi i 7 milionë të shpërngulurve palestinezë është e drejtë e tyre dhe ne nuk heqim dorë nga kjo e drejtë.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politiket të Hamas, sot në takim me përfaqësuesit e grupeve palestineze dhe aktivistët e organizatave civile, ka deklaruar se kthimi i të shpërngulurve palestinezë në qytetet dhe fshatrat e tyre origjinale në Palestinë është e drejtë legjitime e tyre dhe padiskutueshme”.

Ismail Hanije në lidhje me betejën “Shpata e Kodsit” të rezistencës së Palestinës me regjimin sionist, ka thënë: “Kjo betejë e ka bashkuar popullin e Palestinës brenda dhe jashtë rreth opsionit të Rezistencës dhe të gjithë palestinezët kanë ngritur zërin për mbështetjen e rezistencës dhe për mbështetjen e Muhamed Al-Dajf, komandantit të brigadave Al-Kasam. Rezistenca ka shumë elementë të forcës në dispozicion që mund të krijojnë fuqi parandaluese përball regjimit sionist dhe të mos lejojë kryerjen e krimeve më të mëdha ndaj popullit palestinez. Rripi i Gazës do të rindërtohet përsëri”.