Haniyeh: Ne do të vazhdojmë të pajisemi për çlirimin e Palestinës
Kreu i byrosë politike të Lëvizjes Islamike të Rezistencës (Hamas) theksoi se lëvizja do të vazhdojë të pajiset dhe të përgatitet për betejën për çlirimin e Palestinës.
Të Mërkurën në mbrëmje në një takim me studiues, figura politike dhe anëtarë të medias në Bejrut, Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, përsëriti angazhimin e Hamasit për një qasje të mirëfilltë kombëtare për çlirimin e territoreve Palestineze. Haniyeh tha se lëvizja do të vazhdojë përpjekjet e saj për të arritur unitetin kombëtar bazuar në planin e rezistencës dhe pjesëmarrjen politike kombëtare. "Është e drejta e rezistencës palestineze të zhvillojë veten dhe armët e saj në përgatitje për luftën e ardhshme", tha ai, duke shtuar se rezistenca ka një përgjegjësi të lartë për të mbrojtur popullin palestinez dhe që të gjithë duhet të mbështesin rezistencën palestineze si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
 
							 
						 
						