Hezbullahu i Libanit rrëzon katër dronë izraelitë
Disa burime të lajmeve të enjten në mëngjes raportuan se 4 dronë izraelitë ishin shkatërruar nga Hezbullahu në Liban.
Kanali informativ irakian Sabrin News raportoi se forcat libaneze të Hezbullahut zbuluan katër dronë izraelitë që udhëtonin nga deti për në lagjen Madi të Bejrutit, kryeqyteti libanez dhe i rrëzuan ato. Regjimi Sionist shkel gjithmonë hapësirën ajrore, detin dhe tokën e Libanit. Regjimi sionist gjithashtu në disa raste përdor qiellin libanez për të sulmuar Sirinë. Libani gjithmonë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të paralajmërojë këto agresione të regjimit sionist. Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit, e miratuar pas përfundimit të luftës 33-ditore të Izraelit me Libanin në vitin 2006, paralajmëron regjimin sionist rreth veprimeve armiqësore kundër Libanit, por ky regjim vazhdon të shkele hapësirën ajrore, tokësore dhe detare të Libanit.