Hamas reagon ndaj sulmit të regjimit sionist kundër bazës së rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110712-hamas_reagon_ndaj_sulmit_të_regjimit_sionist_kundër_bazës_së_rezistencës
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës ka dënuar sulmin ajror të regjimit sionist kundër një prej bazave të Rezistencës dhe e ka cilësuar atë një reagim sipërfaqësor për të fituar mbështetjen e kolonëve sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 02, 2021 09:47 Europe/Tirane
  • Hamas reagon ndaj sulmit të regjimit sionist kundër bazës së rezistencës

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës ka dënuar sulmin ajror të regjimit sionist kundër një prej bazave të Rezistencës dhe e ka cilësuar atë një reagim sipërfaqësor për të fituar mbështetjen e kolonëve sionist.

Feozi Barhum, zëdhënësi i Hamas, ditën e premte ka deklaruar: “Ky veprim i sionistëve nuk krijon kurrfarë ndryshimi në vullnetin dhe rezistencën heroike të popullit palestinezë dhe as në vazhdimin e rrugës së luftës kundër pushtuesve. Kjo rrugë do të vazhdojë me metoda të ndryshme dhe me mjete të rezistencës për të rimarrë të drejtat e popullit palestinez dhe për t’i dhënë fund pushtimit dhe vuajtjeve të këtij populli. Është vetëm rezistenca ajo e cila përcakton mënyrën e përballjes me këtë armik dhe ushtrimin e presionit dhe detyrimin e tij që të respektojë të drejtat e popullit palestinezë dhe tërheqjen e tij nga politikat dhe veprimet e paligjshme”.