Hamas reagon ndaj sulmit të regjimit sionist kundër bazës së rezistencës
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës ka dënuar sulmin ajror të regjimit sionist kundër një prej bazave të Rezistencës dhe e ka cilësuar atë një reagim sipërfaqësor për të fituar mbështetjen e kolonëve sionist.
Feozi Barhum, zëdhënësi i Hamas, ditën e premte ka deklaruar: “Ky veprim i sionistëve nuk krijon kurrfarë ndryshimi në vullnetin dhe rezistencën heroike të popullit palestinezë dhe as në vazhdimin e rrugës së luftës kundër pushtuesve. Kjo rrugë do të vazhdojë me metoda të ndryshme dhe me mjete të rezistencës për të rimarrë të drejtat e popullit palestinez dhe për t’i dhënë fund pushtimit dhe vuajtjeve të këtij populli. Është vetëm rezistenca ajo e cila përcakton mënyrën e përballjes me këtë armik dhe ushtrimin e presionit dhe detyrimin e tij që të respektojë të drejtat e popullit palestinezë dhe tërheqjen e tij nga politikat dhe veprimet e paligjshme”.