UNICEF paralajmëron për ndikimin e krizës ekonomike tek fëmijët në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110728-unicef_paralajmëron_për_ndikimin_e_krizës_ekonomike_tek_fëmijët_në_liban
Ndërsa kriza ekonomike në Liban po intensifikohet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar për ndikimin e krizës tek fëmijët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 02, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • UNICEF paralajmëron për ndikimin e krizës ekonomike tek fëmijët në Liban

Ndërsa kriza ekonomike në Liban po intensifikohet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar për ndikimin e krizës tek fëmijët.

Situata ekonomike e Libanit po bie me shpejtësi dhe Banka Botërore ka paralajmëruar se Libani është midis tre vendeve me kushtet më të këqija ekonomike. Mungesa e energjisë elektrike, e cila është një nga problemet aktuale të Libanit, ka shkaktuar gjithashtu probleme për qendrat mjekësore të vendit. Në të njëjtën kohë, mungesa e ilaçeve ka prekur rëndë popullin libanez, veçanërisht pacientë të specifikuar. Kriza ekonomike e Libanit gjithashtu ka prekur edhe fëmijët e saj. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një raport tha se më shumë se 30 përqind e fëmijëve libanezë natën shkojnë në shtrat me stomak bosh, sepse nuk kanë ushqim dhe 77 përqind e familjeve nuk kanë fonde ose para të mjaftueshme për të blerë ushqim. Kështu, kriza ekonomike ka rritur varfërinë në Liban dhe kjo ka përfshirë edhe fëmijët e këtij vendi.  Shëndeti i fëmijëve ndikohet gjithashtu nga situata ekonomike në Liban. Sipas UNICEF, 30% e fëmijëve libanezë nuk kanë qasje në kujdesin bazë shëndetësor. Problemi shëndetësor i fëmijëve libanezë është shtuar në një kohë kur vendi, ashtu si të gjitha vendet në botë, po përballet me krizën e shpërthimit të koronës. Një çështje tjetër është edhe edukimi i fëmijëve. Kriza ekonomike dhe paaftësia e familjeve për të përmbushur nevojat e tyre ekonomike, kanë bërë që shumë familje të vendosin çështje të tjera si përparësi të tyre dhe të braktisin çështjen e arsimimit të fëmijëve ose i dërgojnë fëmijët në punë. Në këtë drejtim, UNICEF theksoi se 15% e familjeve për fëmijët e tyre kanë braktisur shkollën dhe 80% thonë se fëmijët e tyre nuk përqendrohen në detyrat e shtëpisë, vuajnë nga uria dhe kanë probleme të shëndetit mendor. Një pikë tjetër është se problemet ekonomike të familjeve bënë që fenomeni i fëmijëve që punojnë në Liban të rritet.  Sipas një raporti të UNICEF, një në 10 fëmijë në Liban dërgohet të punojë. 40 përqind të fëmijëve që punojnë vijnë nga familje ku askush nuk punon dhe 77 përqind nga familje nuk marrin ndihma. Kriza e formimit të kabinetit që shpërtheu në gusht të vitit 2020 pas dorëheqjes së Hassan Diab, e ka përkeqësuar situatën ekonomike të Libanit dhe rrjedhimisht, gjendjen e fëmijëve të tij. Saad al-Hariri që nga tetori i vitit 2020 është ngarkuar me detyrën e formimit të një kabineti të ri, por ai ende nuk ka qenë në gjendje të formojë një kabinet dhe nuk ka ndonjë shenjë të qartë suksesi në këtë drejtim. "Varfëria, çmimet e larta, uria dhe çmimi i benzinës kanë hapur rrugën për një raund të ri protestash në vend," thotë Walid Jumblatt, udhëheqësi i Partisë Socialiste Progresive Libaneze. Situata në Liban po përkeqësohet me shpejtësi, veçanërisht pasi merren vendime të paplanifikuara dhe jo serioze.