Neutralizohet një sulm me raketa në aeroportin e Bagdadit
Komandanti i Shtabit të Operacioneve të Bagdadit njoftoi zbulimin dhe neutralizimin e disa raketave rreth aeroportit të Bagdadit.
Sipas Shafaq News, Gjeneral Majori Ahmad Salim Behjat, komandanti i Shtabit të Operacioneve të Bagdadit, njoftoi të Premten në mbrëmje se forcat Irakiane kishin zbuluar dhe çaktivizuar disa raketahedhës që ishin përgatitur për të sulmuar Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit. Salim Behjat theksoi se ushtria irakiane dhe forcat e policisë federale arritën të pengojnë sulmin në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me 10 raketa të tipit Grad. Ndërkohë, një zyrtar i sigurimit irakian theksoi se raketat u kapën në zonën Al-Tajuz në Al-Jihad pranë Aeroportit të Bagdadit. Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdadit është shënjestruar dhe sulmuar vazhdimisht nga individë të panjohur.