Komandanti jemenas: Amerika po drejton betejën në Al-Bejda
Zv/komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Jemenit deklaroi se beteja e luftës në provincën Al-Bejda po zhvillohet me komandimin e Amerikës dhe nëpërmjet mercenarëve të Al Kaida, ISIS dhe Frontit Nusra.
Agjencia e lajmeve Seba njoftoi se Ali Hamud Al-Musheki, zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Jemenit, deklaroi: “Në kohën kur Amerika po e komandon betejën e luftës në provincën Al-Bejda kundër forcave jemenase, populli dhe ushtria e Jemenit kanë thyer dhe mposhtur krenarinë dhe arrogancën e Amerikës, regjimit sionist dhe të mercenarëve të tyre në rajon. Forcat agresore me humbje do të dëbohen nga Jemeni dhe mposhtja dhe disfata e tyre do të jetë shumë më e hidhur se sa humbja e armiqve të mëparshëm”.
Burimet informative kanë deklaruar se një numër i madh i terroristëve të ISIS dhe Al Kaida i janë bashkuar fronteve të luftës së agresorëve dhe mercenarëve në rajonet e pushtuara të Jemenit sidomos në provincën Al-Bejda.