Vriten 4 ushtarë irakianë nga sulmi i terroristëve të ISIS
(last modified Sat, 17 Jul 2021 14:24:00 GMT )
Korrik 17, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Vriten 4 ushtarë irakianë nga sulmi i terroristëve të ISIS

Terroristët e grupit ISIS kanë sulmuar një pozicion të ushtrisë së Irakut në provincën Kirkuk dhe kanë vrarë katër pjesëtar të ushtrisë irakiane.

Agjencia e lajmeve Sumeria News ka njoftuar se një burim i sigurisë irakiane ka bërë të ditur se terroristët e grupit takfirist ISIS sot në mëngjes kanë sulmuar një pozicion të ushtrisë irakiane në fshatin Edris Arab në provincën Kirkuk të Irakut. Sipas këtij burimi të sigurisë, gjatë këtij sulmi janë vrarë katër ushtarë irakianë.

Ditën e enjte gjithashtu forcat Hashd Sha’bi në po këtë rajon kanë zbuluar dhe shkatërruar një bandë të terroristëve të ISIS. Kjo bandë e terroristëve të ISIS kishte për qëllim të kryente sulme me anë të autobombave kundër forcave të sigurisë së Irakut.

 

Tags