ISIS sulmon një bazë të ushtrisë së Irakut në Anbar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111790-isis_sulmon_një_bazë_të_ushtrisë_së_irakut_në_anbar
Burimet mediale kanë njoftuar për sulmin e terroristëve të ISIS kundër një baze të ushtrisë së Irakut në provincën Anbar ku janë vrarë ose plagosur të paktën 9 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2021 09:22 Europe/Tirane
  • ISIS sulmon një bazë të ushtrisë së Irakut në Anbar

Burimet mediale kanë njoftuar për sulmin e terroristëve të ISIS kundër një baze të ushtrisë së Irakut në provincën Anbar ku janë vrarë ose plagosur të paktën 9 persona.

Kanali Sabirin News në Telegram ka njoftuar se terroristët e ISIS kanë sulmuar bazën “Badr-6” të ushtrisë së Irakut në perëndim të qytetit Al-Rrutba në provincën Anbar në perëndim të këtij vendi.

Sipas këtij burimi, si pasojë e këtij sulmi të terroristëve të ISIS janë vrarë 3 ushtarë irakianë dhe janë plagosur 6 persona të tjerë. Ndërkohë qendra informative e forcave Hashd Sha’bi të Irakut ka njoftuar për arrestimin e një terroristi të ISIS në qytetin Mosul në veri të Irakut.