Vriten tre policë federal të Irakut nga sulmi i ISIS
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin terrorist të ISIS kundër një fshati në veri të Irakut dhe vrasjen e tre policëve federal të Irakut.
Kanali Sabirin News njoftoi se terroristët takfirist të ISIS kanë sulmuar fshatin Kerah Ghazan në provincën Kirkuk në veri të Irakut. Gjatë këtij sulmi të terroristëve të ISIS, përveç vrasjes së 3 policëve irakiane, janë plagosur edhe disa pjesëtarë të tjerë të forcave irakiane të sigurisë dhe nga terroristët e ISIS.
Një njësit i forcave të ushtrisë së Irakut gjithashtu të mërkurën e kaluar është sulmuar në fshatin e Hasan Shalal në jug të provincës Kirkuk nga disa terroristë të grupit takfirist ISIS.
Pavarësisht disfatës dhe shpartallimit të grupit terrorist ISIS në Irak, terroristët e këtij grupi akoma po veprojnë në rajone të ndryshme të Irakut dhe në sporadike po kryejnë sulme terroriste kundër forcave të sigurisë dhe popullatës irakiane.