Virusi Korona pushton ushtrinë e regjimit sionist
Burimet izraelite kanë njoftuar për përhapjen e madhe të virusit Korona në një bazë ajrore dhe në strukturat e shërbimit të inteligjencës ushtarake të regjimit sionist ku janë infektuar me dhjetëra ushtarë izraelitë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet ushtarake të regjimit sionist ditën e diele kanë njoftuar se në 24 orët e kaluara përhapja e virusit Korona në bazën ajrore të ushtrisë sioniste në Tel Noof ka marrë një intensitet shumë të madh.
Sipas këtij burimi, në mesin e personave që janë infektuar me virusin Korona janë edhe dy komandantë, tetë ushtarë dhe shumë anëtarë të familjeve të pilotëve dhe oficerëve të cilat janë vendosur në shtëpitë e organizatës ushtarake të kësaj baze të forcave ajrore dhe shumica e personelit është futur në karantine.
Burimet izraelite gjithashtu kanë njoftuar edhe për përhapjen e virusit Korona në drejtorinë e shërbimeve të inteligjencës ushtarake të regjimit sionist të quajtur AMAN. Sipas këtyre burimeve, javën e kaluar u zhvillua një konferencë me pjesëmarrjen e shumë ushtarakëve sionist në një ambient të mbyllur dhe kjo çështje është bërë shkak për përhapjen e madhe të virusit Korona në këto struktura ushtarake sioniste. Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist ka deklaruar se deri më tani janë infektuar 265 ushtarakë të regjimit sionist ndërsa 539 persona të tjerë janë futur në karantinë.