Fejsal Mekdad: Shtetet perëndimore po pengojnë kthimin e refugjatëve sirianë
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë vuri në dukje përpjekjet e qeverisë së Sirisë për kthimin e refugjatëve, por tha se shtetet perëndimore duke paraqitur një imazh jo të drejtë në lidhje me situatën e sigurisë në Siri, po përpiqen që të pengojnë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.
Fejsal Mekdad, ministri i jashtëm i Sirisë , në vazhdim vlerësoi lartë rolin e Teheranit, Moskës dhe Pekinit në mbështetje ndaj Damaskut në rrugën e kthimit të jetës normale në këtë vend, ndërsa shprehu keqardhje për politikën që po ndjekin shtetet perëndimore ndaj Sirisë. Ai ka kritikuar edhe veprimet e disa shteteve të cilat po pretendojnë se janë mike të popullit sirian, mirëpo qëndrimet dhe veprimet e tyre po tregojnë qartë armiqësinë që mbajnë ato ndaj vendit dhe popullit të Sirisë.
Fejsal Mekdad gjithashtu ka dënuar praninë e forcave pushtuese amerikane në lindje të Eufratit dhe plaçkitjen e pasurive të Sirisë dhe kërkoi largimin sa më shpejtë të forcave të huaja nga pjesa lindore dhe perëndimore e Sirisë, gjegjësisht të forcave amerikane dhe forcave turke.
Në lidhje me këtë, Imen Susan, zv/ministër i punëve të jashtme të Sirisë, deklaroi se sanksionet e padrejta dhe terrorizmi ekonomik i Perëndimit ndaj Sirisë është një veprim që po pengon fillimin e rindërtimit të vendit dhe kthimit të refugjatëve sirianë.