Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik përsërit pretendimet kundër Iranit
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik duke paraqitur pretendimeve të pabaza kundër Iranit, ka kërkuar futjen e çështjeve të rajonit dhe programit raketor në negociatat e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik të enjten në mbrëmje duke përsëritur pretendimet e veta kundër Iranit, ka paraqitur edhe një kërkesë të palogjikshme për të futur çështjet e rajonit dhe të programit raketor të Iranit në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Najef Al-Haxhraf duke akuzuar Iranin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit, pretendoi: “Irani duhet t’i japë fundi mbështetjes ndaj grupeve militante në Jemen, Siri, Irak dhe Liban. Në negociatat e Vjenës përveç çështjes së programit atomik të Iranit, duhet të shqyrtohet edhe sjellja rajonale dhe programi raketor i Iranit”.
Kjo është në kohën kur Irani gjithnjë ka theksuar për mosndryshimin e tekstit të marrëveshjes bërthamore dhe për të mos shtua asnjë shtet tjetër në këto negociata.