Ismail Hanije zgjidhet përsëri lider i Hamas-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112190-ismail_hanije_zgjidhet_përsëri_lider_i_hamas_it
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) edhe një herë ka zgjedhur Ismail Hanije në postin e shefit të zyrës politike të saj.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 01, 2021 17:35 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije zgjidhet përsëri lider i Hamas-it

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) edhe një herë ka zgjedhur Ismail Hanije në postin e shefit të zyrës politike të saj.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ismail Hanije është zgjedhur për të dytin mandat me radhë dhe deri në vitin 2025, do të jetë shefi i zyrës politike të lëvizjes Hamas të Palestinës. Ismail Hanije në vitin 2017, ishte zgjedhur në postin e shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës. Sipas këtij burimi, thuhet se anëtarët e lëvizjes Hamas kishin rënë dakord për vazhdimin e mandatit të Ismail Hanije edhe për katër vite të tjera pasi që nuk kishte rival tjetër serioz dhe pasi Khalid Mash’al nuk kishte pranuar të hyjë në rivalitet për zgjedhjen e shefit të ri të zyrës politike të Hamas. Khalid Mash’al aktualisht mbanë kryesinë Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës për jashtë kufijve dhe në prillin e kaluar ishte emëruar në këtë detyrë. Gjithashtu kryesinë e udhëheqjes së Hamas për rajonin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan e mban Saleh Al-Aruri i cili në muajin janar ishte zgjedhur në këtë detyrë. Kryesinë e udhëheqjes së Hamas për rajonin e Rripit të Gazës e mban Jahja Al-Sanvar i cili në muajin mars ishte zgjedhur në këtë detyrë.