Amerika dhe Arabia Saudite zhvillojnë manovër të përbashkët
Forcat e ushtrisë së Amerikës dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar manovra të përbashkëta me sistemet kundër dronëve dhe me avionë luftarakë F-16 në rajon.
Burimet informative të Arabisë Saudite njoftuan se forcat e ushtrisë së Amerikës dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar manovra të përbashkëta dhe kanë kryer stërvitje me sistemet kundër dronëve dhe me avionë luftarakë F-16 në rajon.
Shtabi i komandës qendrore të Amerikës (CENTCOM) gjithashtu në lidhje me këtë manovër ushtarake, ka publikuar një mesazh në Twitter dhe ka pretenduar: “Kjo manovër tregon përqendrimin e Arabisë Saudite dhe Amerikës në sigurinë e hapësirës ajror të rajonit”.
Kjo ishte manovra e tretë ushtarake që nga fillimi i vitit 2021 e Amerikës dhe Arabisë Saudite që zhvillohet për t’u përballur me dronët. Më 14 qershor gjithashtu CENTCOM ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë saudite për t’u përball me dronët. Në muajin shkurt të këtij viti gjithashtu manovra të tilla ushtarake janë zhvilluar me pjesëmarrjen e marincave amerikane.
Megjithatë, pavarësisht dislokimit të sistemeve anti-raketore “Patriot” në Arabinë Saudite, sulmet raketore dhe me dronë të forcave jemenase gjatë viteve të kaluara kanë arritur të ndryshojnë balancimin e fuqisë në luftën e Jemenit dhe njëkohësisht me këtë kanë shkaktuar dëme të mëdha për ekonominë e Arabisë Saudite.