Amerika dhe Arabia Saudite zhvillojnë manovër të përbashkët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112416-amerika_dhe_arabia_saudite_zhvillojnë_manovër_të_përbashkët
Forcat e ushtrisë së Amerikës dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar manovra të përbashkëta me sistemet kundër dronëve dhe me avionë luftarakë F-16 në rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 06, 2021 16:15 Europe/Tirane
  • Amerika dhe Arabia Saudite zhvillojnë manovër të përbashkët

Forcat e ushtrisë së Amerikës dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar manovra të përbashkëta me sistemet kundër dronëve dhe me avionë luftarakë F-16 në rajon.

Burimet informative të Arabisë Saudite njoftuan se forcat e ushtrisë së Amerikës dhe të Arabisë Saudite kanë zhvilluar manovra të përbashkëta dhe kanë kryer stërvitje me sistemet kundër dronëve dhe me avionë luftarakë F-16 në rajon.

Shtabi i komandës qendrore të Amerikës (CENTCOM) gjithashtu në lidhje me këtë manovër ushtarake, ka publikuar një mesazh në Twitter dhe ka pretenduar: “Kjo manovër tregon përqendrimin e Arabisë Saudite dhe Amerikës në sigurinë e hapësirës ajror të rajonit”.

Kjo ishte manovra e tretë ushtarake që nga fillimi i vitit 2021 e Amerikës dhe Arabisë Saudite që zhvillohet për t’u përballur me dronët. Më 14 qershor gjithashtu CENTCOM ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë saudite për t’u përball me dronët. Në muajin shkurt të këtij viti gjithashtu manovra të tilla ushtarake janë zhvilluar me pjesëmarrjen e marincave amerikane.

Megjithatë, pavarësisht dislokimit të sistemeve anti-raketore “Patriot” në Arabinë Saudite, sulmet raketore dhe me dronë të forcave jemenase gjatë viteve të kaluara kanë arritur të ndryshojnë balancimin e fuqisë në luftën e Jemenit dhe njëkohësisht me këtë kanë shkaktuar dëme të mëdha për ekonominë e Arabisë Saudite.