Protestuesit libanezë irritohen nga heqja e subvencioneve mbi karburantet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112706-protestuesit_libanezë_irritohen_nga_heqja_e_subvencioneve_mbi_karburantet
Banka Qendrore e Libanit ka deklaruar se do të heqë pagimin e subvencioneve mbi karburanteve dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë të Libanit të irritohen dhe të organizojnë protesta kundër këtij veprimi, protesta të cilat çuan në përballje me ushtrinë e Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2021 10:54 Europe/Tirane
  • Protestuesit libanezë irritohen nga heqja e subvencioneve mbi karburantet

Banka Qendrore e Libanit ka deklaruar se do të heqë pagimin e subvencioneve mbi karburanteve dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë të Libanit të irritohen dhe të organizojnë protesta kundër këtij veprimi, protesta të cilat çuan në përballje me ushtrinë e Libanit.

Kanali televiziv “Al-Jadid” i Libanit njoftoi se protestuesit libanez gjatë këtyre protestave kanë bllokuar disa rrugë me cisterna të karburanteve dhe për shkak të ndërhyrjes së ushtrisë dhe zhvillimit të përleshjeve, janë plagosur disa qytetarë libanezë. Disa protestues gjithashtu janë mbledhur përpara pallatit të Naxhib Mikati, kryeministrit të emëruar të Libanit në rajonin Al-Mina në qytetin Tripoli dhe kanë protestuar kundër gjendjes së keqe ekonomike dhe kushteve të rënda jetësore dhe në mesin e pranisë së gjerë të forcave ushtarake, protestuesit kanë hedhur slogane kundër autoriteteve.

Të mërkurën pasdite Banka Qendrore e Libanit ka deklaruar heqjen e plotë të subvencioneve për importin e karburanteve dhe ka thënë: “Që nga sot (të enjten) mjetet financiare të nevojshme për importin e karburanteve do të sigurohen në bazë të çmimit të dollarit në treg”. Pas deklarimit të këtij vendimi të Bankës Qendrore, zyra presidenciale e Libanit ka deklaruar: “Mishel Aun, presidenti i Libanit, ka thirrur në takim Riad Salame, presidentin e Bankës Qendrore të Libanit.