Ushtria e Jemenit rrëzon një dron spiunazh të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112832-ushtria_e_jemenit_rrëzon_një_dron_spiunazh_të_amerikës
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për rrëzimin e një droni spiunazh të Amerikës në provincën Marib nga forcat e ushtrisë jemenase.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2021 09:52 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit rrëzon një dron spiunazh të Amerikës

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për rrëzimin e një droni spiunazh të Amerikës në provincën Marib nga forcat e ushtrisë jemenase.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jahja Sar'i, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ditën e shtunë deklaroi: "Forcat kundërajrore të ushtrisë së Jemenit kanë rrëzuar një dron spiunazh të Amerikës të llojit "Scan Eagle" me një raketë tokë-ajër. Ky dronë ishte duke kryer operacione armiqësore në hapësirën ajrore të rajonit Madghal në provincën Marib kur ushtria e Jemenit e ka goditur dhe rrëzuar atë. Operacioni i goditjes së këtij droni spiunazh amerikan është incizuar nga qendra informative dhe së shpejti do të publikohen skenat dhe trupi i copa-copa i këtij droni spiunazh të Amerikës".

Kjo nuk është hera e parë që forcat e ushtrisë së Jemenit informon operacionet spiunazhe të dronëve të Amerikës në hapësirën ajrore të Jemenit. Ushtria e Jemenit edhe muajin e kaluar ka rrëzuar një dronë spiunazh amerikan të llojit "Scan Eagle" në rajonin Al-Mushaxhah të provincës Marib duke e goditur atë me një raketë tokë-ajër.

Droni "Scan Eagle" është një avion pa pilot i prodhuar nga kompania "Insito" dhe aktualisht çmimi i këtij lloji të droni është 11.25 milionë dollarë. Ky dron përdoret për zbulimin e objektivave në teren.