Ahmad Masud: Nuk do t’u dorëzohemi talebanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i113200-ahmad_masud_nuk_do_t’u_dorëzohemi_talebanëve
Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ua dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 22, 2021 20:18 Europe/Tirane
  • Ahmad Masud: Nuk do t’u dorëzohemi talebanëve

Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ua dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”.

Ahmad Masud bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e Talebanëve, duke paralajmëruar se “lufta do të ishte e pashmangshme nëse Talebanët refuzonin dialogun”, raporton agjencia Reuters. Masud tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talebanët ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panxhshir. Në një artikull të botuar në Washington Post të enjten, Masud bëri thirrje për mbështetje nga Perëndimi. Ndryshe, Afganistani tash e disa javë është nën kontrollin e talebanëve pasi forcat ndërkombëtare vendosën të largoheshin.