OKB: Gjysma e jemenasve të privuar nga uji i pijshëm
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e varur nga OKB, deklaroi se rreth gjysma e jemenasve janë të privuar nga uji i pijshëm dhe nga shërbimet mjekësore për shkak të luftës.
Sipas rrjetit televiziv libanez Al-Majadin, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) njoftoi në faqen e saj në Twiteer se Jemen po vuan nga kriza më e keqe humanitare në botë dhe gati 15 milionë e gjysmë jemenas janë privuar nga uji i pijshëm. Sipas raportit, Kombet e Bashkuara ofruan ujë dhe shërbime shëndetësore për më shumë se 2 milionë jemenas vitin e kaluar. Agresioni i koalicionit saudito-amerikan në Jemen që nga viti 2015 ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në botë, me 80 përqind të jemenasve që kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar.