Lufta në Panjshir; Të dyja palët pretendojnë se po përparojnë
Televizioni Al Jazeera raportoi se forcat talebane vazhduan të përballen me rezistencë të armatosur në Luginën Panjshir të Afganistanit.
Sipas këtij raporti, kjo zonë malore ndodhet 150 km në veri të Kabulit. Që nga rënia e kryeqytetit afgan, Lugina Panjshir ka qenë provinca e vetme jashtë sundimit të talebanëve. Përplasjet në rajon janë intensifikuar që nga dështimi i bisedimeve midis dy palëve. Dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshje të armatosura. Charles Stratford, një korrespondent britanik i Al Jazeera me seli në Luginën Panjshir, tha se bisedimet mes dy palëve tani kishin dështuar dhe luftimet po vazhdonin. Ai shtoi se duhet të kemi parasysh se kjo luginë është historikisht e famshme për rezistencën e saj të vendosur. As Bashkimi Sovjetik nuk mund të merrte kontrollin e këtij rajoni. Edhe Talibanët kurrë nuk kishin qenë në gjendje ta zaptonin atë. Më shumë se 95% e popullsisë prej rreth 150,000 vetave të Frontit të rezistencës në Luginën Panjshir janë të etnisë Taxhike. Ndërkohë, Fahim Dashti, zëdhënës i Frontit Kombëtar Afgan të Rezistencës, në një intervistë me rrjetin Vion, tha: "Aktualisht, luftimet po vazhdojnë në Luginën Panjshir në dy frontet e Luginës Andrab dhe në grykën e Luginës Panjshir." Talibanët kanë pësuar humbje të mëdha në të dy frontet. Rreth 350 talebanë u vranë dhe 280 u plagosën në luftime. Gjithashtu, 35 forca talebane u kapën rob në sulmin në Luginën Panjshir. Ndërkohë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid i tha Sputnik të Premten se lëvizja Taleban kishte kapur disa zona dhe katër pika kontrolli në provincën Panjshir. Talebanët thuhet se kanë ndërprerë internetin në provincën Panjshir në mënyrë që anëtarët e Frontit të Rezistencës të mos mund të lidhen me njerëzit në të gjithë vendin dhe të raportojnë situatën në botën e jashtme, por disa nga zëdhënësit e tyre kontaktuan mediat e huaja me telefon.