Djali i ish-diktatorit libian është liruar nga burgu
(last modified 2021-09-06T05:28:49+00:00 )
Shtator 06, 2021 07:28 Europe/Tirane
  • Djali i ish-diktatorit libian është liruar nga burgu

Zyrtarët e qeverisë libiane thonë se Al-Saadi Gaddafi, djali i ish-diktatorit të rrëzuar libian, është liruar nga burgu.

Sipas Sputnik, Al-Saadi është djali i tretë i Muammar Gaddafit, ish-diktator i cili u rrëzua gjatë një kryengritje popullore në vitin 2011 të njohur si Pranvera Arabe. Al-Saadi Gaddafi thuhet se ka fluturuar për në Stamboll menjëherë pas lirimit nga burgu. Burimet e informuara pohojnë se lirimi i djalit të Gadafit erdhi pas bisedimeve me figura të larta fisnore si dhe kryeministrin libian Abdel Hamid Dabiba. Në vitin 2018, Al- Saadi Gaddafi me një vendim nga Ministria Libiane e Drejtësisë u lirua nga akuza të tilla si "vrasje, mashtrim, kërcënime, skllavëri". Al-Saadi Gaddafi drejtoi Forcat Speciale Libiane në vitin 2011 dhe ishte aktiv në luftën civile në Libi. Në të njëjtin vit, emri i tij u shtua në listën e personave të kërkuar nga Interpol. Nga ana tjetër, në fillim të kësaj jave u raportua se Saif al-Islam Gaddafi, një djalë tjetër i ish-diktatorit libian, ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të dhjetorit. Ai gjithashtu u lirua nga burgu në vitin 2017 pas një amnistie të plotë. Vlen të përmendet se që nga rënia e qeverisë së Muammar Gadafit në 2011, ky vend afrikan nuk ka parë paqe dhe stabilitet.

 

Tags