Kurdët sirianë sulmojnë forcat turke në Siri
(last modified Sun, 12 Sep 2021 18:15:14 GMT )
Shtator 12, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Kurdët sirianë sulmojnë forcat turke në Siri

Në Siri, forcat kurde shkatërruan tre tanke dhe dy automjete të blinduara transporti që i përkisnin ushtrisë turke, raporton Avia-Pro.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, "kurdët sirianë sulmuan përsëri pozicionet e ushtrisë turke në provincën Aleppo, duke shkatërruar disa automjete të blinduara dhe fortifikime". Në një sulm mjaft të pazakontë, të nisur të Shtunën më 11 Shtator, kurdëve iu desh të gërmonin një tunel të gjatë nëntokësor për të shpërthyer një bombë të fuqishme që thuhet se la të vrarë dhe të plagosur në radhët e ushtarëve turq. Në prag të këtij sulmi, forcat kurde sulmuan një bazë ushtarake turke pranë qytetit al-Bab. Pajisjet ushtarake dhe depot e armëve dhe municioneve u shkatërruan. Në këtë incident, 12 ushtarakë turq dhe 10 terroristë pro-turq u vranë ose u plagosën, shtoi agjencia ruse e lajmeve. Ky burim shtoi: "Kjo ngjarje e detyroi Ankaranë të dërgojë forcat e saj speciale në Siri, çka mund të shkaktojë përplasje të reja në veri dhe veri-perëndim të Sirisë. " Në këtë kuadër, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se dy ushtarë turq ishin vrarë dhe tre të tjerë ishin plagosur në një ofensivë kundër patrullës së ushtrisë turke, nënjë zonë de-përshkallëzimi në periferi të Idlibit. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i afërt me opozitën siriane, raportoi se një bombë shpërtheu të shtunën pranë një patrullë turke që kalonte pranë një rruge në veri të Idlibit. Sipas OSDH, gjashtë ushtarë turq u vranë ose u plagosën.

 

Tags