Shkatërrimi i një droni të koalicionit agresor saudit nga Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114252-shkatërrimi_i_një_droni_të_koalicionit_agresor_saudit_nga_ansarullah
Forcat e lëvizjes popullore të Jemenit AnsaralIah arritën të shënjestrojnë dhe të shkatërrojnë një dron që i përkiste koalicionit agresor saudit në qiellin e provincës Saade në Jemenin verior.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2021 15:32 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i një droni të koalicionit agresor saudit nga Ansarullah

Forcat e lëvizjes popullore të Jemenit AnsaralIah arritën të shënjestrojnë dhe të shkatërrojnë një dron që i përkiste koalicionit agresor saudit në qiellin e provincës Saade në Jemenin verior.

Ansarullah ka njoftuar se droni i rrëzuar është e tipit "Winglong 2". Droni agresor u shënjestrua dhe u rrëzua nga një raketë tokë-ajër në qiellin e rajonit Katef në provincën Saade të Jemenit. Dje, Gjeneral Jahja Sarei, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, shpjegoi në detaje rëndësinë e disa operacioneve të mëdha ushtarake në vend dhe njoftoi se ushtria jemenase ka përdorur taktika dhe metoda të reja në provincën Ma'rib që kanë çuar në çlirimin e zonave të mëdha në këtë krahinë. Ai shtoi se forcat jemenase kishin mundur të çlironin rreth 1,600 kilometra katrorë gjatë operacionit Al-Bas Al-Shadid, një nga rezultatet më të rëndësishme të të cilit ishte çlirimi i rajonit Moss, baza më e madhe ushtarake e armikut në vitet e fundit. "Operacioni ushtarak në provincën Ma'rib zgjati për disa muaj, por objektivat u arritën, kështu që mercenarët u larguan nga krahina dhe zona të mëdha u çliruan," tha ai.