OKB: Më shumë se 7 milionë jemenas vuajnë nga kequshqyerja
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Jemen ka raportuar mbi kequshqyerjen e 7.6 milion jemenasve.
Sipas IRNA, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Jemen tha në një deklaratë se 7.6 milionë jemenas, përfshirë 2.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe mbi1 milionë gra shtatzëna ishin të kequshqyer rëndë dhe kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor. Zyra e OKB -së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) gjithashtu deklaroi se vetëm 51% e spitaleve të Jemenit po funksionojnë me kapacitet të plotë, ndërsa 20 milionë jemenas kanë nevojë për kujdes shëndetësor dhe se vetëm 67 nga 333 qarqet e Jemenit kanë mjekë, prandaj në Jemen mesatarisht një fëmijë vdes çdo 10 minuta për shkak të sëmundjes. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera, ka filluar një agresion ushtarak në Jemen që nga marsi 2015 dhe një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore që ka vrarë më shumë se 16,000 jemenas, ka plagosur dhjetëra mijëra dhe ka zhvendosur miliona. Agjencitë e OKB-së, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe UNICEF, kanë paralajmëruar vazhdimisht se banorët e Jemenit po përballen me urinë dhe një katastrofë humanitare që është e paparë që nga shekulli i kaluar, ndërsa sulmet saudite vazhdojnë.