Sfida e vështirë e Erdoganit në Idlib
Që kur Rusia ndërpreu marrëveshjet ajrore të bëra me Izraelin, Erdogan e ka kuptuar shumë mirë se shanset e tij në Idlib janë shumë minimale.
Është e qartë se Erdogani nuk e ka problem të shkojë që nesër në Damask për ta hedhur veten në krahët e Asadit dhe të dekretojë rifillimin e marrëdhënieve me Damaskun për sa kohë që kjo i shërben interesave të tij. Por problemi është se ai është një okupator në shërbim të boshtit SHBA / Izrael dhe trajtohet si i tillë nga Presidenti sirian i cili refuzoi të takojë shefin e MIT dhe ta mirëpresë atë në tokën siriane. Brenda pak ditësh Erdogani do të shkojë në Kremlin me dosjet e vjetra të sistemeve S-400 në çantën e tij, për të provuar edhe një herë që të afrojë Putinin. Por përqendrimi i forcave ruse dhe siriane rreth Idlibit dëshmon se Putini do të lajë hesapet me Erdoganin në Siri. Rusia dhe Siria po planifikojnë të ndërmarrin një nga ofensivat më të mëdha në të gjithë periudhën e luftës siriane, sipas një raporti të 26 shtatorit nga siti ushtarak rus Avia-Pro. Aviacioni i transportit ushtarak rus po kryen një transferim në shkallë të gjerë të forcave siriane në katër provinca të Sirisë- Alepo, Idlib, Latakia dhe Hama. Të gjitha këto provinca kufizohen me rajonin e Sirisë veriperëndimore, të mbajtur nga trupat turke dhe terroristët e lidhur me to, duke treguar përgatitjen e një ofensivë në shkallë të gjerë, si rezultat i së cilës do të eliminohen deri në 30,000 terroristë. Më parë, disa burime kishin pohuar se ushtria siriane mund të niste menjëherë një ofensivë në çdo drejtim, megjithatë, një ofensivë në autostradën M4 në jug të Idlibit dukej shumë më e mundshme. Megjithatë, duke pasur parasysh vendosjen e njëkohshme të luftëtarëve sirianë, rusë dhe të rezistencës në katër provinca, Turqia nuk do të jetë në gjendje t'u vijë në ndihmë terroristëve të cilët tani do të bllokohen. Nëse ushtria siriane rimerr zonat që kanë kontrollohen nga terroristët, ajo mund të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrin e fuqisë në rajon dhe kjo nuk do t'i pëlqejë aspak Erdoganit. Avionët rusë gjithashtu kanë filluar të godasin terroristët në zonën e operacioneve ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, duke injoruar ambiciet e Erdoganit që i bën thirrje palës ruse të mos ndërhyjë në punët e Ankarasë në Siri. Aviacioni ushtarak rus, në kontekstin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krijuar nga Turqia në Siri, ka filluar të godasë rajonet siriane ku është vendosur ushtria turke dhe ku operacioni ushtarak afatgjatë turk i quajtur "Dega e Ullirit" është në progres. Sipas burimeve siriane, në orët e fundit bombarduesit rusë kanë bombarduar dy herë zonat ku ndodhet ushtria turke, duke treguar se Rusia është e gatshme t'i japë fund Erdoganit nëse ai këmbëngul në politikat e tij destruktive në Siri.