7 palestinezë vriten nga forcat sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114990-7_palestinezë_vriten_nga_forcat_sionist_në_bregun_perëndimor
Gjatë përleshjeve të javës së kaluar në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës janë vrarë të paktën 7 qytetarë palestinezë duk u qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 03, 2021 16:15 Europe/Tirane
  • 7 palestinezë vriten nga forcat sionist në Bregun Perëndimor

Gjatë përleshjeve të javës së kaluar në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës janë vrarë të paktën 7 qytetarë palestinezë duk u qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se në bazë të statistikave zyrtare, gjatë një jave të kaluar, janë zhvilluar përleshje të ndryshme mes qytetarëve dhe luftëtarëve palestinezë dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në 56 zona të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë që disa prej këtyre përleshjeve janë shndërruar edhe në përleshje të armatosura, në hedhjen e bombave molotov dhe shisheve të mbushura me lëndë eksplozive. Gjatë këtyre përleshjeve të paktën janë plagosur 5 ushtarë sionist dhe janë vrarë 7 palestinezë në mes tyre një vajzë për të cilën thuhet se ka tentuar të sulmojë me armë të ftohtë ushtarët sionist.

Sipas këtyre statistikave, ditën e premte janë zhvilluar përleshje në qytezën Bejta në veriperëndim të Kodsit të pushtuar në të cilat janë plagosur me dhjetëra palestinezë dhe është rrëzuar një dron i regjimit sionist. Në përleshjet e ditës së enjte në Xhenin dhe në qytezën Kabatije janë vrarë dy palestinezë.

Kodsi i pushtuar dhe disa qytete të tjera palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan gjithashtu gjatë ditëve të kaluara ka qenë arenë e përleshjeve mes forcave ushtarake sioniste dhe palestinezëve të cilët kanë protestuar kundër vazhdimit të agresionit të regjimit sionist ndaj Xhamisë Al Aksa.