Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmojnë përsëri provincën Marib në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114992-avionët_luftarakë_të_arabisë_saudite_sulmojnë_përsëri_provincën_marib_në_jemen
Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar vendbanimet civile në provincën Marib në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2021 12:53 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmojnë përsëri provincën Marib në Jemen

Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar vendbanimet civile në provincën Marib në Jemen.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit saudit sot në mëngjes kanë sulmuar rajonin Harib në qytetin Marib ku si pasojë është vrarë një civil dhe janë plagosur 3 persona të tjera. Në dy ditët e kaluara, gjithashtu si pasojë e sulmeve të gjera të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Sa’de të Jemenit janë vrarë 7 civilë dhe janë plagosur 16 të tjerë.

Ndërkohë Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, në një mesazh në Twitter, ka shkruar se forcat agresore që synojnë paqe në Jemen, duhet t’i japin fund agresionit ushtarak ndaj këtij vendi. Kusht paraprak për vendosjen e çfarëdo paqeje në Jemen është ndalja e agresionit dhe largimi i forcave të huaja dhe pushtuese nga Jemeni. Jemi deri më tani nuk ka bërë agresion ndaj asnjë vendi dhe tani kërkon të drejtën e vet për liri dhe pavarësi.