Netanjahu kërkon rrëzimin e qeverisë së Bennet
Beniamin Netanjahu, ish-kryeministri i regjimit sionist, ka sulmuar kabinetin qeveritar të Naftaly Bennet dhe ka kërkuar rrëzimin e tij.
Gazeta izraelite “Jerusalem Post” njoftoi se Beniamin Netanjahu në seancën e hapjes së parlamentit të regjimit sionist, e ka quajtur kabinetin aktual të regjimit sionist si kabinetin më të rrezikshëm për sigurinë e izraelitëve që nga themelimi i këtij regjimi.
Ish-kryeministri i regjimit sionist ka folur për paaftësinë e regjimit sionist në përballje me pandeminë e virusit Korona dhe ka thënë: “Bennet ka premtuar se kur të bëhet kryeministër, do të krijojë ndryshime themelore për ta kontrolluar pandeminë brenda pesë javëve, mirëpo ndryshimi themelor që ndodhi ishte një ndryshim i rrezikshëm i cili e ka çuar regjimin sionist drejt përkeqësimit të gjendjes në të gjitha aspektet. Kabineti qeveritar i Bennet jo vetëm që nuk ka mundur ta kontrollojë pandeminë e virusit Korona dhe ka dështuar në këtë drejtim, por ka dështuar edhe në të gjitha çështjet përkatëse me dosjen e programit atomik të Iranit që është kërcënimi më i madh për ekzistencën e Izraelit”.