Fillimi i zgjedhjeve parlamentare në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115328-fillimi_i_zgjedhjeve_parlamentare_në_irak
Populli irakian shkon sot, në votime për të marrë pjesë në zgjedhjet e pesta parlamentare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2021 04:42 Europe/Tirane
  • Fillimi i zgjedhjeve parlamentare në Irak

Populli irakian shkon sot, në votime për të marrë pjesë në zgjedhjet e pesta parlamentare.

Sipas agjencisë Fars, populli irakian do të zgjedhë 329 anëtarë të rinj të parlamentit në këto zgjedhje, dhe këta deputetë gjithashtu do të zgjedhin një kryeministër të ri dhe një qeveri të re. Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi ishte një nga zyrtarët e parë irakianë që hodhi votën e tij në zgjedhje këtë mëngjes pasi u hapën qendrat e votimit. Ai pasi hodhën votën e tij në një shkollë në rrethin al-Karkh të Bagdadit, u bëri thirrje të gjithë irakianëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Komisioni i Lartë Zgjedhor irakian në një raport njoftoi: Numri i përgjithshëm i kandidatëve në zgjedhjet parlamentare në Irak është 3,249, ndër të cilët 951 nga numri i përgjithshëm i kandidatëve janë femra. Në këto zgjedhje, 21 koalicione politike do të konkurrojnë me njëra -tjetrën. Komisioni i Lartë Zgjedhor irakian gjithashtu ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë në vendin prej 40 milionësh është më shumë se 25 milion votues.