ISIS është përgjegjës për sulmin në xhaminë Fatemeh në Kandahar
(last modified Sat, 16 Oct 2021 08:38:40 GMT )
Tetor 16, 2021 10:38 Europe/Tirane
  • ISIS është përgjegjës për sulmin në xhaminë Fatemeh në Kandahar

Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në xhaminë shiite në Kandahar të Afganistanit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, më shumë se 45 njerëz u martirizuan dhe 74 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist të ISIS -it në xhaminë Bibi Fatemeh të quajtur Imam Bargah, që ndodhet në rrethin e Kandaharit në jug të Afganistanit. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në reagim ndaj shpërthimit tha se një urdhër arresti është lëshuar për të gjithë autorët. Më herët, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se ISIS nuk kishte një prani të rëndësishme në Afganistan dhe nuk ishte një problem i madh në vend. Përveç kësaj, një xhami shiite në provincën Kunduz të Afganistanit u shënjestrua nga një sulmues vetëvrasës të Premten e kaluar, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 200 njerëz. Grupi terrorist ISIS gjithashtu mori përgjegjësinë për sulmin në Kunduz të Afganistanit.

Tags