Idlib, vriten dy ushtarë turq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115710-idlib_vriten_dy_ushtarë_turq
Një shpërthim bombe anës rrugës gjatë kalimit të një autokolone ushtarake turke në Idlib, Siri, vrau të paktën dy ushtarë turq dhe plagosi pesë të tjerë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2021 20:11 Europe/Tirane
  • Idlib, vriten dy ushtarë turq

Një shpërthim bombe anës rrugës gjatë kalimit të një autokolone ushtarake turke në Idlib, Siri, vrau të paktën dy ushtarë turq dhe plagosi pesë të tjerë.

Media lokale raportoi se një bombë shpërtheu ndërsa një autokolonë ushtarake turke po kalonte nëpër zonat e pushtuara në Idlib të Sirisë, sipas Sputnik. Kjo ishte një përpjekje e ushtrisë turke për të transferuar përforcime shtesë në Idlib, ku ushtria turke dhe terroristët e përkrahur prej saj kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të një ofensive ruso-siriane. Sipas Sputnik, në shpërthimin e sotëm është shkatërruar edhe një transportues i blinduar i ushtrisë turke i tipit Kipri. Ndërkohë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ankaraja do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në Siri sa më shpejt të jetë e mundur. Kërcënimet e tij pasuan një sulm të fundit nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) që rezultoi në vdekjen e dy oficerëve turq.