Zëdhënësi i Hamasit: Të burgosurit janë vija jonë e kuqe
Një zëdhënës i Hamasit tha se të burgosurit palestinezë ishin nën kërcënim real dhe kishin nevojë për mbështetje të vërtetë.
Sipas Al-Mayadin, Abdul Latif al-Kanu, një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), tha të Dielën se pushtuesit sionistë ende po refuzojnë të kryejnë obligimet e tyre ndaj të burgosurve palestinezë. Ky zëdhënës i Hamasit tha se beteja e të burgosurve është një betejë kombëtare dhe njerëzit tanë nuk do t'i lënë ata vetëm. "Të burgosurit janë të bashkuar kundër pushtuesve sionistë dhe populli palestinez nuk do t'i lërë ata kurrë vetëm", shtoi ai. Zëdhënësi i Hamasit theksoi nevojën për një mobilizim të gjerë popullor dhe u bëri thirrje organizatave të të drejtave të njeriut dhe atyre ndërkombëtare që të mbajnë përgjegjësinë e tyre për të mbështetur të burgosurit palestinezë. Al-Kanu tha se të burgosurit janë vija e kuqe e palestinezëve dhe Rezistenca u kushton vëmendje të veçantë atyre. Aktualisht 4,650 palestinezë janë në burgjet izraelite, 180 prej të cilëve janë fëmijë.