Mahmud Abas dënon zgjerimin e kolonive sioniste në Bregun Perëndimor
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka dënuar vendimin e miratuar të autoriteteve të regjimit sionist për ndërtimin e mijëra njësive banimi të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve Sema njoftoi se Mahmud Abas sot (të enjten) ka theksuar se ky lloj i veprimeve armiqësore të regjimit sionist do të pasohet me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të palestinezëve në përputhje me vendimet e Autoritetit Autonom të Palestinës, ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave legjitime ndërkombëtare të OKB.
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës theksoi se verimet e autoriteteve të regjimit sionist duhet të përballen me qëndrime të prera nga ana e faktorëve ndërkombëtare duke përfshirë edhe qëndrimet e komitetit katër palësh (OKB, BE, Amerika dhe Rusia) dhe Këshilli i Sigurimit të OKB, të gjithë duhet të ndërmarrin vendime të prera dhe të përballen me këto veprime të regjimit sionist që synojnë plaçkitjen dhe uzurpimin e tokave të palestinezëve.
Mahmud Abas shtoi: “Veprimet e regjimit sionist bëhen shkak që situata të shkojë drejt destabilitetit dhe tensioneve dhe kjo do të ketë pasoja negative për të gjitha palët.”
Burimet izraelite kanë njoftuar se këshilli i lartë i regjimit sionist për planifikimin e kolonive sioniste ka miratuar planin për ndërtimin e 3.144 njësive banimi të reja në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.