Barzani: Arbili dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116350-barzani_arbili_dëshiron_të_ketë_marrëdhënie_të_mira_me_teheranin
Kryeministri i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka theksuar se Arbili dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Teheranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2021 12:35 Europe/Tirane
  • Barzani: Arbili dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Teheranin

Kryeministri i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka theksuar se Arbili dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Teheranin.

Agjencia e lajmeve Rudav njoftoi se Masrur Barzani, kryeministri i rajonit të Kurdistanit të Irakut, të mërkurën pasdite në një konferencë të zhvilluar në Arbil me pjesëmarrjen e 250 personaliteteve irakiane dhe të huaja, në lidhje me marrëdhëniet e këtij rajoni me Iranin, ka thënë: “Irani është vend fqinjë i ynë dhe ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira dhe me respekt reciprok me Teheranin”.

Sejed Kazem Saxhadipur, këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Iranit, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ka thënë: “Populli është pjesë e këtij rajoni dhe kultura e popujve të këtij rajoni është e afërt me njëra-tjetrën”.

Saxhadpur në vazhdim tha: “Irani, Turqia dhe Iraku kanë marrëdhënie të gjera dhe rajoni i Kurdistanit është një palë të cilën nuk mund ta mohojë askush dhe në mund të kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Iraku është vend fqinjë i Iranit dhe është e domosdoshme që në këtë vend të vazhdojë procesi i demokracisë”.