Publikimi i marrëdhënieve ekonomike të Arabisë Saudite me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116356-publikimi_i_marrëdhënieve_ekonomike_të_arabisë_saudite_me_regjimin_sionist
Një gazetë në gjuhën hebraike publikoi disa kontrata tregtare midis regjimit sionist me Arabinë Saudite, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2021 17:24 Europe/Tirane
  • Publikimi i marrëdhënieve ekonomike të Arabisë Saudite me regjimin sionist

Një gazetë në gjuhën hebraike publikoi disa kontrata tregtare midis regjimit sionist me Arabinë Saudite, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gazeta ekonomike izraelite Globes shkroi të enjten se Izraeli dhe Arabia Saudite në muajt e fundit kanë zhvilluar bisedime lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, pavarësisht nga pozita sipërfaqësore e Rijadit në zgjidhjen e çështjes palestineze. Sipas gazetës, hapja e dyerve të tregut saudit ka një rëndësi të madhe për kompanitë dhe eksportuesit izraelitë. Kjo është ndërsa po kryhen përgatitjet e hapjes për sinagogën e parë hebraike në Rijad, si qendër e hebrenjve sauditë, dhe në këtë vend do të zhvillohen të gjitha ceremonitë dhe ritualet hebraike. Sipas raportit, fluturimi i parë nga Rijadi në Tel Aviv, u krye të martën, dhe po atë ditë aeroplani i parë izraelit u ul në aeroportin e Rijadit.