Bashar al-Asad: Amerika do të regjistrojë më shumë dështime
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116366-bashar_al_asad_amerika_do_të_regjistrojë_më_shumë_dështime
Presidenti sirian deklaroi se Shtetet e Bashkuara, pas humbjes së tyre në Vietnam, Irak dhe Afganistan, do të përjetojnë më shumë dështime.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 28, 2021 20:56 Europe/Tirane
  • Bashar al-Asad: Amerika do të regjistrojë më shumë dështime

Presidenti sirian deklaroi se Shtetet e Bashkuara, pas humbjes së tyre në Vietnam, Irak dhe Afganistan, do të përjetojnë më shumë dështime.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, Presidenti sirian Bashar al-Asad u takua sot me oficerët dhe të diplomuarit e Akademisë Ushtarake të Damaskut dhe tha: "Me shkencë dhe dituri, me guxim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë rrugën e lirisë dhe do të rifitojmë të drejtat tona". Bashar al-Asad më tej theksoi: "Siria vazhdon të jetë në zemër të luftës, dhe me të gjitha fuqitë dhe potencialet e saj, po përpiqet të rritet dhe të zhvillohet në nivel ushtarak, ekonomik, kulturor dhe ideologjik". Bashar al-Asad, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara shpenzuan miliona dollarë për dërgimin e armëve dhe llojeve të ndryshme të pajisjeve në Irak dhe Afganistan për të fituar më shumë dollarë, tha: "Pas mposhtjes së Shteteve të Bashkuara në Vietnam, në Afganistan, Irak dhe në Somali në vitin 1994, duhet të presim që ky vend që ka kryer më shumë luftëra,  të regjistrojë më shumë dështime në emrin e tij". Presidenti sirian në fund të fjalimit të tij theksoi: "Ajo që është me rëndësi në këtë botë është rezistenca, që do të thotë se vendet që rezistojnë, qëndrojnë të fuqishëm e të patundur, qofshin ato vende të mëdha apo të vogla".